Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Lipjan ku viktima u gjet i groposur

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Lipjan ku viktima u gjet i groposur

Është arrestuar një person me incialet T.K., për vrasjen që ndodhi rreth një javë më parë, ku viktima ishte Enver Bajraktari.

I dyshuari u arrestua të martën.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”, u tha në njoftim.

Enver Baraktari fillimisht ishte zhdukur, ndërkohë që u gjet të nesërmen i groposur në një arë të mbjellur me misër.

Related Articles