Arrestohet një person pasi tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin me drogë

Arrestohet një person pasi tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin me drogë

Një person është arrestuar pasi tentoi ta kalojë kufirin ilegalisht nga Kosova në Maqedoninë e Veriut me rreth 2 kilogramë drogë në pallto.

Policia e Kosovës ka njoftuar se substanca e dyshuar është konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.

“Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”,Substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles