Lajçak në takim me Bislimin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak në takim me Bislimin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Janë takuar Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Bislimi të martën në Vjenë, ku është biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar të marten se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles