Është arrestuar një person në Gjilan për veprën penale “Falsifikim parash”.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç ‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale (SH.J.) me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.
Njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.
Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.