Arrestohet një personi i dyshuar për grabitje të armatosur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi dyshohet për kryerjen e një grabitjeje që ka ndodhur të shtunën në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Ankuesit (mashkull) nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash dhe një telefon, njofton Policia e Kosovës.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Bëhet e ditur se i dyshuari është K.K, 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/

Related Articles