Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi ka tentuar ta dhunojë një grua në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 24.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.