Personi që dyshohet se goditi me veturë prokuroren e shtetit, Suada Hamzan, është arrestuar nga organet e rendit.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,.
“Pasi që prokurorja ka dalë nga një seancë gjyqësore, më të dalë nga gjykimi, është goditur nga një veturë në lëvizje, në vendkalimin për këmbësorë. Për fat të keq vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa prokurorja ka pësuar lëndime trupore”, tha Nikçi në Klan Kosova.
Zëdhënësi tha se gjendja e prokurore është stabile.
“Për fat të mirë, prokurorja ka gjendjen stabile. E hershme është për tu folur për motivet, por pasi të merret deklarata e tij, do dalim me një qëndrim se si ka qenë situata”, deklaroi ai.