Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar personin, i cili dyshohet se ka tentuar që të dhunojë një të mitur në Istog.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, rasti në polici është raportuar një ditë më parë nga viktima dhe prindi i saj.
“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimën (e mitur), e cila deklaron se me datё 21.02.2023, një person i rritur ka tentuar ta dhunoj. Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punëtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave”.
“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.