Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunim në Prizren i cili është shtetas i Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti sipas raportit të Policisë ka ndodhur me 9 shkurt, ndërkohë që viktima thuhet se është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.