Arrestohet “Takis shqiptari”, mediat greke: Mafioz mizor, mik i Alket Rizait

Arrestohet “Takis shqiptari”, mediat greke: Mafioz mizor, mik i Alket Rizait

Policia greke ka arrestuar pasditen e së martës një 48-vjeçar shqiptar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari është një person me precedentë të rrezikshëm kriminal. Ai njihet në Greqi me nofkën “Takis shqiptari” dhe është mik i Alket Rizait, me të cilin u arrestua në vitin 2021 në Lamia, së bashku me një biznesmen të njohur.

48-vjeçari shqiptar akuzohet për një vrasje të ndodhur në lokalin “Joy” në Glyfada në vitin 2017 , ku u ekzekutua një person.

Autoritetet e arrestuan shqiptarin pasi një urdhër-arrest ishte lëshuar edhe për një rast tjetër të 10 viteve më parë, që kishte të bënte me shpërthimin e një makine Smart në Attiki Odos, raporton euronews.al.

Në atentatin e vitit 2014 që tronditi Athinën asokohe, u ekzekutua një tjetër shtetas shqiptar me precedentë të rëndë kriminale, ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti pasagjeri në automjet.

“48-vjeçari shqiptar, i cili nuk jeton në Greqi, konsiderohet nga autoritetet atje si shumë mizor dhe emri i tij është përfshirë në çështje shumë të rënda kriminale, madje edhe vrasje”, shkruajnë mediat greke.

Related Articles