Arrestohet zyrtari i pylltarisë për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet zyrtari i pylltarisë për keqpërdorim të detyrës

Policia e Kosovës bëri të ditur se të mërkurën, në Istog ka arrestuar një zyrtar të pylltarisë, me dyshimet se ka lejuar të priten drunjë pa dokumentacion të rregullt, raporton Gazeta Enigma.



“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i pylltarisë, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka lejuar që të hyjnë dhe dalin kamionë të ngarkuar me dru pa dokumentacion të rregullt përcjellës” thuhet ne raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Gazeta Enigma.


Related Articles