Arrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Arrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.

Related Articles