“Arritja e marrëveshjes me Serbinë esenciale për Kosovën”

“Arritja e marrëveshjes me Serbinë esenciale për Kosovën”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se arritja e marrëveshjes për implementimit të Planit evropian me Serbinë është esenciale për Kosovën në ecjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian.



Rohde tha se plani franko-gjerman e ka mbështetjen e plotë edhe të Parlamentit Evropian.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, tha Rohde.

Më 18 mars në Ohër, do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Aty mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje rreth zbatimit të Propozimit të planit franko-gjerman.

Related Articles