Arsenali barazon me Fulhamin

Arsenali barazon me Fulhamin

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka lëshuar nga duart fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi janë ndalur nga Fulhami në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe dominim të vendasve, por ishin vetëm mysafirët ata që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e parë me anë të Andres Pereira, i cili shënoi nga distanca për 0-1, falë edhe një vendosje jo të mirë të portierit Aaron Ramsdale.

Në pjesën e dytë, përsëri Arsenali ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe përveç rasteve të krijuara arritën t’i shënojnë edhe dy gola, por nuk mjaftuan pasi pranuan një në fund.

Goli i barazimit për Arsenalin erdhi në minutën e 70-të me anë të Bukayo Saka, i cili shënoi nga penalltia për 1-1, ndërsa Eddie Nketiah (73’) kaloi ekipin e tij në epërsi 2-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e Arsenalit, në skenë doli mesfushori Joao Palhinha (87’), i cili barazoi për 2-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndërsa Fulhami renditet i 11-ti me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e presin Manchester Unitedin, ndërsa Fulhami udhëton te Manchester City

Related Articles