Arsenali barazon në kohën shtesë, “shpëton” pa u turpëruar

Arsenali barazon në kohën shtesë, “shpëton” pa u turpëruar

Ndeshja e fundit e javës së 9-të në Premier League në mes të Arsenalit dhe Crystal Palace është mbyllë me barazim befasues, në kuadër të javës së nëntë të Premier  League, 2:2, shkruan Gazeta Enigma.

Fillimisht Aubameyang në minutën 9′ të takimit shënoi për avantazhin fillestar të Arsenalit, kurse me të filluar pjesa e dytë mysafirët jo vetëm që barazuan përmes Benteke-s në minutën 53’, por arritën që të kalojnë madje në avantazh përmes Edouard në minutën 70′.

Avantazhi i hershëm i londinezëve nuk i mjaftoi Arsenalit të hendikepuar, pa disa lojtarë, përfshirë Granit Xhakën e lënduar, që të inkasoj tri pikë “të arta” për të konsoliduar sadopak pozitën e palakmueshme në renditjen e përgjithshme tabelare në Premier League.

Megjithatë, në fund të takimit Arsenal arriti të barazoj, pikërisht në vazhdim të lojës, për të shpëtuar nga më e keqja, humja zhgënjyese. Ajo barazoi falë gjindshmërisë së Lacazzete, për të shpëtuar pa u turpëruar nga ky duel.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 11-të pikëve në vendin e 12-të, kurse Crystal Palace mbetet i 14-ti me tetë pikë gjithsej, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles