Arteta paralajmëron Ramsdale, Havertz dhe të tjerët: Askush nuk ka një vend të garantuar

Arteta paralajmëron Ramsdale, Havertz dhe të tjerët: Askush nuk ka një vend të garantuar

Mikel Arteta ka thënë se asnjë prej lojtarëve të tij të Arsenalit nuk ka të garantuar një vend në 11-shen e tij startuese.

Arteta bëri dy ndryshime të papritura në formacionin e tij ndaj Evertonit, duke filluar me David Raya dhe Fabio Vieira para Aaron Ramsdale dhe Kai Havertz .

“Askush nuk ka një vend të garantuar. Unë nuk kam një vend të garantuar”, ka thënë ai pas fitores.

Trajneri ka konfirmuar se më shumë zgjedhje të tilla të papritura mund të ketë në ndeshjet e ardhshme.

Arsenali fitoi me rezultat 1-0 ndaj Eveton me golin e Leandro Trossard.

Topçinjtë presin PSV-në në Ligën e Kampionëve të mërkurën para derbit të Londrës së Veriut ndaj Tottehamit. 

Related Articles