Ka nisur diskutimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, kanë shprehur mbështetje për aplikimin e Kosovës.
Pas përfundimit të fjalimeve, pritet të votohet.
Nëse merr votat e mjaftueshme, Kosovës i mbetet vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.