Asamblisti i VV-së i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Asamblisti i VV-së i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se do ta rikthejnë teleferikun e Germisë, deklarim ky i cili ka ngjallur reagime, raporton Gazeta Enigma.

Rreth kësaj ka reaguar asamblisti i VV-së në kryeqytet, Gëzim Sveçla, i cili tha se në buxhetin e komunës ‘’nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun  në Gërmi’’, dhe se nuk është ndarë ‘’asnjë euro, as për studim, hulumtim apo analizë’’.

‘’Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht’’, ka thënë Sveçla në postimin e tij.

Në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026, të propozuar nga vetë kryetari dhe të miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun në Gërmi. As një euro e ndarë. As për studim, hulumtim apo analizë.

Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht.

Parku Gërmia, i mbrojtur ligjërisht, po mbytet çdo ditë nga lagjet e betonizuara që po e rrethojnë dhe nga kundërmimi i kanalizimit të hapur që derdhet në rrugë, nga Pishina e Gërmisë deri në Taukbashqe. Megjithatë, mbetet ende oaza e vetme e gjelbër e Prishtinës dhe pikërisht për këtë arsye nuk guxon të trajtohet si terren eksperimentesh.

Related Articles