Asgjësohet droga, një person arrestohet në Pejë pas zbulimit të laboratorit

Asgjësohet droga, një person arrestohet në Pejë pas zbulimit të laboratorit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas zbulimit të një laboratori të drogës në fshatin Jabllanicë të Komunës së Pejës.

Tani më është bërë e ditur se është asgjësuar droga e konfiskuar.

“Veç sa ju vu flaka bimëve narkotike që janë gjetur në një shtëpi banimi në Jabllanicë të Pejës, pasi paraprakisht me iniciativën e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe me përfshirjen edhe të njësitit Anti drogë të Policisë së Kosovës, është zhvilluar një aksion në një shtëpi banimi ku janë gjetur më shumë se 91 bimë të kanabisit dhe aty po ashtu, përveç bimëve që aktualisht janë duke u djegur dhe janë gjetur edhe pajisje të tjera përcjellëse të cilat i dyshuari i cili poashtu është arrestuar, ka përdorur për kultivimin e bimëve narkotike si dhe përpunimin e tyre dhe vendosjen për në treg.”, raporton klankosova.

Përveç bimëve narkotike, në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri si dhe disa thika të ndryshme, të cilat janë konfiskuar nga policia.

Operacioni po vazhdon nga njësitet përkatëse në hetimin e mëtutjeshëm, ndërsa bimët ishin të mëdha mbi një metër e gjysmë.

Related Articles