Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti ka mbajtur një fjalim për Sinan Dautin i cili ishte i zhdukur që nga viti 1999, dhe sot është rivarrosur në vendlindjen e tij në Prekaz të Epërm, raporton Gazeta Enigma.
“Vëllezër e motra, familjarë të Sinanit, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, të vrarë të luftës. Sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të bërë një ceremoni varrimi, por për të vendosur nën dhe një plagë që për më shumë se dy dekada ka mbetur e hapur”.
Tutje ai tha se “Sinan Dauti nuk ishte as ushtar, nuk ishte as pjesë e ndonjë beteje, ishte vetëm një fëmijë. Vetëm pak javë pa i mbushur nëntë vjet. Në atë moshë Sinani do të duhej të ishte në shkollë, jo në listat e të zhdukurve për 27 vite. Do të mbante libra në duar, jo plumba në barkun e tij.”
