Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me rastin e Grandit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka deklaruar se ministrja e di që askush në këtë proces nuk e ka kërkuar atë object, por sipas tij, kompania e tij ka kërkuar t’i kthehen fondet e saj.
“Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”. Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar objektin nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm”.
“Që nga fillimi i procesitit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Gazeta Enigma/