Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” nesër më fillim të orës 11:00 do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtines – Pallati i Drejtësisë
“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.