Asnjë pacientë i hospitalizuar me COVID-19, mbyllet Klinika Infektive II

Asnjë pacientë i hospitalizuar me COVID-19, mbyllet Klinika Infektive II

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. 

Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. /Gazeta Enigma/.

Related Articles