Asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit, 35 raste të reja me COVID-19

Asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit, 35 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se s’ka asnjë rast të vdekjes, ndërsa 35 raste të reja me COVID 19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.

Related Articles