Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe 14 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.
Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 443./Gazeta Enigma.