Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve, derisa vetëm 18 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK-ja njofton se edhe 412 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste, 2242 vdekje dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste.
“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën”, apelon IKSHPK-ja qytetarët.