Ata që e kanë pagën mbi 1 mijë euro, s’përfitojnë nga shtesa prej 100 euro

Ata që e kanë pagën mbi 1 mijë euro, s’përfitojnë nga shtesa prej 100 euro

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë sot se shuma prej që u nda sot nga Qeveria nuk vlen për nëpunësit që kanë paga mbi 1mijë euro, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, nga 100 euro do të ndahen për punëtorët pagat e të cilëve janë nën 1000 euro.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli në një postim në “Facebook”.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti prezantoi sot Pakoja për Ringjallen Ekonomike, e ku një ndër pikat është ndarja e 100 euro për pensionistët studentët, punëtorët e sektorit privat dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill. /Gazeta Enigma.

Related Articles