Atiq pret në takim Pecin: Komunat tona do të bëhen të qytetarëve

Atiq pret në takim Pecin: Komunat tona do të bëhen të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin.

Së bashku ata kanë diskutuar për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave dhe kanë biseduar për zgjidhjet për ato probleme.

“Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”, ka shkruar Atiq në llogarinë e tij në Facebook.

“Komunat tona do të bëhen të qytetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Related Articles