Ankesa e Ferizajt, FFK-ja vendos për rastin e ndeshjes së barazhit

Ankesa e Ferizajt, FFK-ja vendos për rastin e ndeshjes së barazhit

Tashmë edhe zyrtarisht skuadra e Lirisë do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm.

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen sot, ku e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Ferizajt.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e  barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni”, thuhet në vendimin e FFK-së.

Ferizaj është ankuar në FFK, pasi ka pretenduar se Liria ka pasur futbollistë në fushë me kontrata që i kanë skaduar më 31 maj dhe jo më 30 qershor.

Gjithsesi ankesa e Ferizajt është refuzuar nga Komisioni i Garave në FFK.

Related Articles