Janë “vërshuar” rrugët e Tiranës dhe hyrje -daljet nëpër pika kufitare të Shqipërisë, gjithandej, shkruan Gazeta “Enigma”.
Turma njerëzish, tifozë të të gjitha shtresave e kategorive të shoqërisë, me transparente të ndryshme, kanë një të vetëm destinacion, stadiumin kombëtar për të qenë dëshmitarë të ngjarjes historike, takimit më të rëndësishëm kualifikues për botërorin “Qatar 2022” të kombëtares kuqezi.
Ka transparente me mesazhe direkte dhe kreative motivuese, si: “Shqiperi 2-0 Poloni”, – është vetëm njëri nga mesazhet interesante të vendosur në makinat e shumë tifozëve shqiptar.
Flamuj kombëtar dhe figurave historike kombëtare janë pjesë e ‘karnavalit’ të tifozëve shqiptar në çdo pjesë të qytetit të Tiranës.
Edhe nga Kosova, Maqedoni e Veriut e viset thera etnike grupe të mëdha tifozësh janë nisur drejt Tiranës. Ndër ta edhe disa grupe të tifo-grupeve të superligës së Kosovës e më gjërë./Gazeta Enigma.