Aubameyang e përjeton tmerrin, i hyjnë hajnat, e rrahin dhe e vjedhin

Aubameyang e përjeton tmerrin, i hyjnë hajnat, e rrahin dhe e vjedhin

Pierre-Emerick Aubameyang është rrahur dhe është grabitur nga disa hajna të armatosur me shufra të hekurit, në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Futbollisti gabonez së bashku me gruan e tij u urdhëruan që ta hapin kasafortën e tyre përpara se banda të ikte me bizhuterinë e vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së hënës, njoftojnë mediat spanjolle.

33 vjeçari është goditur disa herë nga personat e armatosur në sy të bashkëshortes së tij, Alysha Behague.

Mediumi “El Pais” raporton se së paku katër persona e kaluan gardhin e oborrit dhe përfunduan në kompleksin e tij në Castelldefels dhe e kërcënuan atë me armë të ftohta derisa e morën atë që e deshën.

Hajdudët më pas u larguan me veturën e bardhë të tipit Audi A3, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Aubameyang dhe Behague janë të martuar qe më shumë se 10 vjet, ndërsa ishin njoftuar kur ai ishte pjesë e Milanit.

Ata i kanë dy fëmijë, Curtys, 11 dhe Pierre, 6.

Momentalisht nuk dihet nëse fëmijët ishin në shtëpi në kohën e traumës që e përjetoi çifti.

Behague e thirri shpejt policinë spanjolle, e cila është në kërkim të hajnave.

Incidenti ndodhi kur po spekulohet që Aubameyang do të rikthehet këto ditë në Premierligë pas interesimit të Chelseat për shërbimet e tij. 

Related Articles