Kombëtarja e Austrisë dhe Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut luajnë sot (e diel) mes vetë në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin C në Euro 2020.
Austriakët dhe përfaqësuesja ballkanase e nisin sot fushatën e Euro 2020 dhe presin rezultat pozitiv nga ndeshja e parë e Grupit.
Ky takim i vlefshëm për Grupin C pritet të zhvillohet në ‘Arena Naționala’ të Bukureshtit në Rumani nga ora 18:00.
Trajnerët e të dyja skuadrave janë gati për këtë ndeshje dhe pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Maqedonia e Veriut nga minuta e parë pritet të luajnë edhe shqiptarët: Visar Musliu, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, ndërsa Austria pritet të udhëhiqet nga David Alaba.
Formacionet e mundshme
Austri: Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Ulmer; Baumgartner, Ilsanker, Grillitsch; Alaba; Kalajdzic, Sabitzer;
Maqedoni e Veriut: Dimitrievski; Ristevski, Musliu, Velkovski; Ristovski, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Trajkovski./Gazeta Enigma/