Një aksident ka ndodhur mes një autobusi dhe një qytetari në Gjilan, i cili ishte duke e ngasur trotinetin e tij.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani tregoi për Gazetën Enigma se përderisa autobusi ishte në lëvizje e sipër rrugës për Prishtinë, i riu me trotient ka dalë në rrugë gabimisht dhe është përlasur në autobus.
“Trotineti është përplasur për autobusi, nuk i ka ra autobusi trotinetit”, tha Hashani për “Enigmën”.
Hashani tha se nuk ka asnjë lëndim nga ky rast.