Mbrëmë rreth orës 19:00 një autobus i kompanisë “Turist Kosova e Re” i cili po kthehej nga Zvicra për në Kosovë është sulmuar me gurë në Serbi, njofton Gazeta Enigma.
Sipas udhëheqësve të kësaj kompanie rasti ka ndodhur në rrugën Nish-Leskov.
Lajmin për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar nga kjo kompani, ku edhe kanë njoftuar se nuk ka asnjë person të lënduar.
“Lajmi është i vërtetë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 deri sa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gurë. Nuk ka persona të lënduar”, kështu deklaruan nga kjo kompani për Gazetën Enigma.