Automjeti godet këmbësorin në Prishtinë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor, ku një automjet ka goditur një këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njejti është dërguar për trajtim të nevojshëm shëndetësorë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke saktësuar se hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal po merren me rastin.

Related Articles