Është duke vazhduar kërkimi në vendin ku dyshohet se kanë rënë një veturë me targa kosovare.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, kërkimi është duke vazhduar në një gjatësi prej 3,5 deri në 5 km nga rrjedha e lumit. Në këtë kërkim po marrin pjesë ekipet e Kërkim Shpëtimit nga Maqedonia e Veriut, Ministria e Brendshme e RMV, Forca e Sigurisë së Kosovës, policitë e të dyja vendeve si dhe ekipe vullnetare nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
“Niveli i lartë i ujit në lumin Lepenci ka vështirësuar dukshëm procesin por në krahasim me ditën e djeshme sot niveli i ujit është për 50 cm më i ulët, presim të kemi sukses në gjetjen e veturës dhe tre personave që ndodheshin në të, momentalisht nuk kemi gjurmë, por kërkimi do vazhdojë deri në gjetjen e tyre”, ka thënë për Klan Kosova, Bekim Maksuti, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në RMV.