AUV: Mbi 500 mijë kilogramë produkte u asgjësuan brenda këtij viti

AUV: Mbi 500 mijë kilogramë produkte u asgjësuan brenda këtij viti

Mbi 500 mijë kilogramë produkte ushqimore janë asgjësuar gjatë vitit 2021 nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kështu ka treguar Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, duke shtuar se Prishtina është komuna e cila prinë për shkaqe të ndryshme.

Sipas Thaçit, fokusi kryesor i këtij institucioni është ruajtja e sigurisë ushqimore, dhe se secili produkt që nuk i plotëson kriteret për konsum do të asgjësohet.

“Gjatë kontrolleve tona zyrtare në terren, kemi asgjësuar rreth 550 mijë kg, produkte ushqimore dhe pije, pra gjatë vitit. Secili produkt që nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum, largohet nga tregu dhe asgjësohet në prani të inspektorëve të AUV-it”, ka thënë Thaçi.

“Numri më i madh i bizneseve është në Prishtinë, por dallime ka në ndër vite në vend dhe për arsye të ndryshme pasi se natyra e kontrollit ushqimor është komplekse dhe ka produkte që ndryshojnë në statistika për nga asgjësimi. Sigurisht që edhe regjionet tjera ndryshojnë, sepse janë shumë faktorë që ndikojnë që një produkt në raste të caktuara mos t’i plotësojë kriteret për konsum, dhe ai asgjësohet”, shtoi ai.

Thaçi ka bërë të ditur se statistikat më të mëdha për asgjësim “janë nga inspektorati sanitar ku hyjnë pijet dhe të ndryshme”.

Por, ai ka theksuar se asgjësim bëhet edhe nga sektorë të ndryshëm, siç janë produktet me origjinë shtazore dhe sektori fitosanitar.

“Kemi rreth 50 mijë kilogramë që janë asgjësuar nga sektori veterinar, ku hyjnë vetëm produktet me origjinë shtazore, dhe nga ana e sektorit fitosanitar kemi disa lloje të pijeve të asgjësuara. Sigurisht kemi material finanor dhe preparate tjera që janë për mbrojtën e bimëve”.

Related Articles