Rigoroziteti nisi menjëherë nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, tha se qysh të enjten janë shqiptuar 120 vërejtje (gjoba) për shkelësit e ligjit të duhanit, raporton Gazeta Enigma.
Si ligj, ekziston që nga viti 2013.
Pra, tash e një dekadë, Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar Ligjin për kontrollin e duhanit.
Por, ky ligj ka hasur në telashe të shumta në zbatim. Bile, edhe vet në objektin ku u miratua, ai shkelet.
Shpeshherë, kryetarët e kuvendit, si aktuali, si të më hershmit, kanë kritikuar deputetët që konsumojnë duhan në byfen e kuvendit.
E të enjten, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dha një lloj ultimatumi që të ketë “zero tolerancë” për shkelësit e këtij ligji.
Ndërsa, sa i përket kuvendit dhe shkeljes së ligjit nga deputetet, Thaçi në “Sytë 7” në Klan Kosova, tha se nuk është vetëm AUV që e inspekton këtë ligj, por edhe vet administrata e institucioneve, udhëheqësi institucional, dhe agjencitë tjera si dhe policia, duhet ta monitorojnë, pasi obligohen me ligj.