Një avion i vogël është parë mbi qiellin e Mitrovicës këtë të diel, e një tjetër ka fluturuar mbi Ferizaj e Prizren.
Në lidhje me këtë, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” për Klankosova.tv tha se këto fluturime janë të aprovuara nga KFOR-i.
“Janë fluturime të aprovuara nga KFOR-i, prandaj ju lusim që të kontaktoni KFOR-in për detaje më të hollësishme”, është shprehur Gara.
Kujtojmë se një aeroplan i ngjashëm është parë edhe ditë më parë në qiellin e Mitrovicës.