Avokatët e katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale, kanë dhënë një propozim në lidhje me mbajtjen e seancave pas nisjes së gjykimit.
Shumica prej avokatëve, kanë propozuar që kur të nis gjykimi, seancat të mbahen katër herë gjatë javës, në mënyrë që gjykimi të zhvillohet intensivisht.
Këtë ide e kanë dhënë avokatët e Thaçit, Veselit dhe Jakup Krasniqit.
“Mbrojtja parashikon të ulet për një maksimum katër ditë të plota në javë, për blloqe 4-javore, e ndjekur nga një pushim njëjavor. Ky plan do t’i sigurojë mbrojtjes kohën që i nevojitet klientit dhe avokatit për t’u konsultuar mbi provat kur ato dalin në gjyq; dhe për hetime të mëtejshme të nevojshme nga shkalla e çështjes që do të kryhen”, thuhet në shkresën e mbrojtjes së Veselit.
Propozime të ngjashme kanë dhënë edhe avokatët e Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit.
Ndryshe, nisja e gjykimit duket e pamundur para fillimit të vitit 2023.