Avokati Gërbeshi: Shpallja e konkursit nga MD, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi

Avokati Gërbeshi: Shpallja e konkursit nga MD, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi

Ministria e Drejtësisë, e cila është në detyrë, ka hapur konkurs për tri pozita të larta drejtuese, çka është në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

Avokati dhe interpretuesi i ligjeve, Dardan Gërbeshi, për Gazetën Enigma shpjegon se Ligji për Qeverinë e qartëson se Qeveria në detyrë nuk lejohet që të hapë konkurse, ndaj, kjo është në kundërshti me legjislacionin në fuqi.

“Nuk është e lejueshme shpallja e këtyre pozitave në këtë rast, për arsye se neni 31, përkatësisht pika 1.3 e thekson qartazi se Qeveria nuk inicion procedura të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve përkatëse”, tha Gërbeshi.

“Andaj, në këtë fazë është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, për arsye se neni 31, i Ligjit për Qeverinë citon se: “Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara me Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe me ligjin vjetor për buxhetin, me përjashtim të disa aktiviteteve, si psh:

1. Qeveria në dorëheqje, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës,

 2. Në rast të fatkeqësive natyrore, shëndetësore apo situatave të tjera emergjente të përcaktuara me ligje të veçanta,

3. Qeveria në dorëheqje zhvillon të gjitha veprimet për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat ratifikohen nga Presidenti”, shpjegoi më tutje avokati.

“Kishte me qenë e rrugës që shoqëritë civile te aktivizohen më seriozisht dhe të merren me këtë dukuri”, tha në fund Gërbeshi.

Related Articles