Avokati i Nasim Haradinajt flet për dënimin që iu shqiptua nga Specialja

Avokati i Nasim Haradinajt flet për dënimin që iu shqiptua nga Specialja

Avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, ka folur për T7 lidhur me Aktgjykimin dënues të Speciales për klientin e tij.

Cadman tha se janë të zhgënjyer me dënimin të cilin do ta apelojnë.

“Ishim shumë të zhgënjyer me vendimin. Kurrë nuk doni të thoni se përfundimi dihet por ishim të përgatitur për më të keqen. Është shumë e vështirë kur një person dënohet në rrethana të tilla, kam takuar zotin Haradinajn një ditë më parë dhe ishte përgatitur për dënim. Dënimi që u dha ishte dënimi më i ashpër që u dha dhe sigurisht që ishte tronditës për të gjithë”, tha ai.

Avokati i Haradinaj tha poashtu se Haradinaj me publikimin e dosjeve të speciales kishte në interes publikun.

“Në fillim të procedurës ne kemi argumentuar se Haradinaj kishte vepruar në interes të publikut, ajo që duhet të kuptoni është se ai gjithmonë ka thënë se prokuroria është shënjestruese vetëm ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Gjë tjetër që duhet të kemi kujdes është se një gazetar kosovar që kishte publikuar detaje nga konferenca për shtyp nuk akuzohet për asnjë vepër për këtë dhe kishte dhënë dëshmi se dëshmitari i prokurorisë që kishte nënvizuar dhe përforcuar mbrojtjen e interesit publik të zotit Haradinaj”, tha Cadman.

Related Articles