Avokati i Popullit: “Gjyqi” nuk e pengon shtrenjtimin e rrymës në veri

Avokati i Popullit: “Gjyqi” nuk e pengon shtrenjtimin e rrymës në veri

Sikur në pagesë, pabarazi do të ketë edhe kur vjen puna te shtrenjtimi i rrymës.

Një proces gjyqësor pezull, nuk po e lejon ZRrE-në që të rekomandojë ngritje të çmimit të rrymës edhe në veri, sikur në 34 komunat tjera të Kosovës.

Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me padinë që në Gusht 2017 e ushtroi Avokati i Popullit.

Sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, kjo padi ka të bëjë me faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët që nuk jetojnë në pjesën e veriut gjë kjo e cila për të si avokat dhe për gjykatën e shkallës së parë ka paraqitur diskriminim.

Ky institucion veç ndërprerjes së një praktike të tillë ka kërkuar që qytetarëve t’u kompensohen të gjitha mjetet që kanë harxhuar për t’ua paguar rrymën veriorëve që nga viti 2012 deri në 2017, pra 40 milionë e 855 mijë e 480 euro.

Lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit pas ankesës së ZRrE-së ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila më 15 shtator 2021 pranoi kërkesat e Avokatit të Popullit.

Sipas drejtuesit të këtij institucioni ky proces nuk ndikon në vendimet aktuale për rrymën.

“Në asnjë moment dhe asnjë rast kjo çështje gjyqësore nuk ndikon dhe nuk ka asnjë rol në drejtim të diferencimeve apo dallimeve në faturimin e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, dhe nuk ka asnjë ndikim dhe asnjë efekt në vendimin e qeverisë dhe në atë që kanë deklaruar zyrtarët e ZRRE-së, nuk qëndron ky konstatim”, deklaroi Qelaj.

Related Articles