Avokati i Thaçit: Dosja e aktakuzës ndaj tij ka arritur një milion faqe

Avokati i Thaçit: Dosja e aktakuzës ndaj tij ka arritur një milion faqe

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska, thotë se dosja ndaj Thaçit ka arritur numrin prej një milion faqe.



“E gjithë aktakuza në seancën statusore u konstatua se është arritur kufiri prej 1 milion faqesh në dosje. Ku keni parë një dosje një milion faqe, gjejnë një rast ku keni parë”, ka deklaruar avokati Pallaska RTV Dukagjini.

Pallska thotë me padurim duke pritur që të nisë gjykimi ndaj Thaçit, sepse sipas tij nuk ka prova nga ana e gjyatës.

“Aktakuza është një shënjestër në lëvizje kur nuk ki një aktakuzë të qëndrueshme. Kjo është indikacion i pasigurisë totale që mbizotëron me siguri në zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe se qasja se tyre është mungesë e thelbit të aktakuzës që mundohen ta mbulojnë me vëllim. Vëllimi është i pa rëndësishëm nëse shumëzohet me zero, p.sh. 100 X 0 = 0, nuk ka kurrfarë logjike matematikore apo tjetër. Kjo qasje, dhe për këtë arsye aktakuza është shënjestër në lëvizje, e cila ndryshon kohë pas kohe dhe nuk ka përmbyllje të hetimeve”, ka thënë Pallaska.

Sipas avokatit, Prokuroria Speciale kishte intervistuar shumë persona si të dyshuar që për ta as nuk është ngritë aktakuzë apo të kenë marrë njoftim se hetimet ndaj tyre kanë pushuar.

“Ata janë duke i mbajtur në paraburgim Thaçin edhe gjithë të tjerët me narracion për frikësim të dëshmitarëve”, ka thënë Pallaska teksa ka shtuar se, shumica e të intervistuarve janë në cilësinë e të dyshuarve.

“A nuk është frikësim ky i dëshmitarëve?”, pyet Pallaska.

Related Articles