Avokati Naim Rudari kërkon hetim për dëshmitarët e rastit “Bajnska”

Avokati Naim Rudari kërkon hetim për dëshmitarët e rastit “Bajnska”

Avokati Naim Rudari, ka bërë të ditur se disa persona të përfshirë në rastin e koduar “Bajnska” janë kallëzuar penalisht për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta “Enigma”.

Rudari përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar lidhur me rastin “BANJSKA”, ku ka thënë se “jemi detyruar që disa persona t’i kallzojmë penalisht të cilët kanë kryer disa vepra penale”.

Tujtje ai ka theksuar se më 22 dhe 24 korrik 2025, në gjykatë janë ftuar si dëshmitarë dy persona që, sipas tij, kishin parë dhe mësuar shumë për rastin dhe anëtarët e grupit terrorist.

Rudari tutje tha se këta persona jo vetëm që kishin ndihmuar grupin terrorist të strehohej në hotelin “Rajnska Banja” në Bajnskë, por edhe kishin planifikuar t’i maskonin si punëtorë të hotelit për të shmangur arrestimin.

Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësuar largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta ‘dëshmitarë’ kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë”, deklaroi ai.

“Kërkojmë hetim sa më parë nga Prokuroria edhe pse provat janë në dorën tonë por me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Bajnska në forma të ndryshme sepse këtë ua kemi borxh familjes Bunjaku, zyrtarit policor Alban Rashiti, gjithë Policisë së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që mbi këto veprimtari kriminale të Serbisë mbi Kosovë të ketë ndriçim të plotë e drejtësi duke gjykuar ata që me vepra terroriste sulmuan rendin juridik të Republikës së Kosovës”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles