Në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur gjatë ditës së djeshme është vendosur që shtesat prej 30 eurove të pensioneve të ulen për 20 euro krahasuar me tre muajt paraprak.
Për këtë vendim ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka ironizuar me një foto të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai shihet duke duke biseduar me një person të moshuar.
“Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”, shkruan Kadrijaj.