Ish deputeti nga LDK, Visar Azemi ka reaguar të premten sërish për çështjen e orëve të KEDS-it, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se Prokuroria tashmë po merret me rastin dhe se paratë duhet t’iu kthehen qytetarëve cent më cent.
“Lajmi i mirë është që Prokuroria tashmë është duke u marrë me rastin.Por qytetarët nuk kanë nevojë për lajme. Kanë nevojë për drejtësi. Paratë duhet të kthehen cent më cent!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Edhe gjatë ditës së sotme, KEDS-i është gjobitur sërish nga Ministria e Industrisë me 35 mijë euro për vjedhjen me njehsorët elektrikë.
Por kjo nuk është drejtësi. Sepse qytetarët janë dëmtuar me miliona euro. Dhe askush nuk po flet për kthimin e këtyre parave.
Në vend që të ruhen provat, KEDS-i ka vazhduar me ndërrimin e njehsorëve, duke i fshehur dëshmitë dhe duke vendosur njehsorë të prodhimit kinez. Kjo është përpjekje për ta mbyllur skandalin.
Lajmi i mirë është që Prokuroria tashmë është duke u marrë me rastin.
Por qytetarët nuk kanë nevojë për lajme. Kanë nevojë për drejtësi. Paratë duhet të kthehen cent më cent!
