Një person është arrestuar në Shtërpcë pasi të martën rreth orës katër të mëngjesit dyshohet se kishte rrahur të bijën dhe e kishte dëbuar nga shtëpia, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit në momentin që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.