Bad News Eagles pësuan humbje 2-0 të martën në mbrëmje nga ekipi Aurora në finalen e “CCT South Europe Series 3”, raporton Gazeta Enigma.
Pavarësisht kësaj ekipi kosovar i CS:GO nuk do t’i ndalë aktivitetet, pasi menjëherë sot vazhdojnë me garën tjetër “BetBoom Playlist Urbanistic”, ku kishin zhvilluar dy duele në fillim të muajit.
“Shqiponjat” së pari mposhtën ekipin ATK, ndërsa pësuan nga danezët e Copenhagen Flames.
Misioni i radhës për sinnopsyy, rigoN, juanflatroo, gxx-, SENER1 dhe trajnerin e tyre Devilwalk, është me fillim nga ora 11:50, ku ballafaqohen me ekipin Endpoint.
Bad News Eagles gjenden në fazën e grupeve së bashku me 15 ekipe të tjera, ndërsa 8 prej tyre me rezultatet më të mira kualifikohen në fazën e dytë që është eliminuese. /Gazeta Enigma/