Bëri bujë mbrëmë me futjen në fushë, tifozi i vogël që mori fanellën e Enzo-s është shqiptar

Bëri bujë mbrëmë me futjen në fushë, tifozi i vogël që mori fanellën e Enzo-s është shqiptar

Skuadra e Chelseat ka kaluar në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mbrëmë eliminoi Borussia Dortmundin duke mposhtur me rezultatin 2 me 0.

Një moment interesant ndodhi në fundin e ndeshjes, ku një tifoz u fut në fushë dhe shkoi te mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez.

Mësohet se tifozi i vogël ishte shqiptar, emri i tij Brenden Mesi – dhe është tifoz i madh i skuadrës londineze. Po ashtu, është një tifoz i madh i fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën (Enzo).

Djaloshi ka shumë foto me lojtarë të Chelseat dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të futej në fushë për ta marrë një fanellë.

Kujtojmë që mbrëmë golat për ekipin e Graham Potter i shënuan: Kai Havertz dhe Raheem Sterling.

Related Articles